Austri, ish kancelari Sebastian Kurz largohet nga politika

Austri, ish kancelari Sebastian Kurz largohet nga politika

10:59, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kancelari austriak  Sebastian Kurz së shpejti do të largohet nga politika.

 Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Kronen Zeitung”.

 "Momenti vendimtar ishte ai i lindjes së djalit tim," tha Kurz, i cili tashmë ia ka lënë vendin e kreut të qeverisë Alexander Schallenberg pasi ishte nën hetim për sondazhet e pilotuara .

Sebastian Kurz kishte mbajtur deri tani udhëheqjen e partisë popullore OEVP duke u bërë kryetar grupi në Parlament: por tani ai do të largohet nga të dy funksionet dhe sekretari i ri i OEVP mund të bëhet ministri i brendshëm Karl Nehammer.

Megjithatë, pritet një notë zyrtare me të cilën ish-kancelari do të komunikojë dhe do të shpjegojë me efekt të menjëhershëm vendimin për largimin e të tij nga politika.

 "Ka ende shumë gjëra të mira në jetë përveç politikës. Ishte një kapitull emocionues, por është koha për të bërë diçka të re," i tha Kurz një të besuari. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco