Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Asambleja e Përgjithëshme/ Shef i ri i Interpolit zgjidhet Ahmed Nasser Al Raisi

Asambleja e Përgjithëshme/ Shef i ri i Interpolit zgjidhet Ahmed Nasser Al Raisi

11:12, 25/11/2021
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka zgjedhur Ahmed Nasser Al Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe si Presidentin e ri të Organizatës. Ai u zgjodh pas tre raundeve të votimit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Interpoli.

Sipas nenit 16 të Kushtetutës së INTERPOL-it, “për zgjedhjen e Presidentit kërkohet një shumicë prej dy të tretash; Nëse kjo shumicë nuk arrihet pas votimit të dytë, mjafton një shumicë e thjeshtë”.
Në raundin final Al Raisi mori 68.9 për qind të votave të hedhura nga vendet anëtare.
Si President, roli i Al Raisi gjatë mandatit të tij katërvjeçar do të përfshijë kryesimin e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv, i cili mbikëqyr zbatimin e vendimeve të marra në Asamblenë e Përgjithshme.
“Është një nder që jam zgjedhur për të shërbyer si President i ardhshëm i INTERPOL-it”, tha zoti Al Raisi.

“INTERPOL është një organizatë e domosdoshme e ndërtuar mbi forcën e partneriteteve të saj. Është kjo frymë bashkëpunimi, e bashkuar në mision, që unë do të vazhdoj ta nxis ndërsa punojmë për të bërë një botë më të sigurt për njerëzit dhe komunitetet.”

Sekretari i Përgjithshëm Jürgen Stock, zyrtari i lartë i Organizatës me kohë të plotë i cili mbikëqyr funksionimin e përditshëm të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, përshëndeti emërimin e  Al Raisi.

Gjeneral Major Ahmed Naser al-Raisi, eshte inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili sot eshte zgjedhur në postin 4-vjeçar të presidentit të Interpolit.

“Për tre vitet e fundit kam punuar me Al Raisi në rolin e tij të mëparshëm si delegat në Komitetin Ekzekutiv. Mezi pres të punoj ngushtë me të për të siguruar që INTERPOL të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij dhe të mbështesë bashkëpunimin ndërkombëtar policor.’
Presidenti dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme mbi bazën “një anetar një votë”, ku çdo votë ka peshë të barabartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco