Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Tentohet të vidhet formula e vaksinës 'Pfizer',  paditet një punëtore

Tentohet të vidhet formula e vaksinës 'Pfizer', paditet një punëtore

10:16, 25/11/2021
A+ Aa A-

Prodhuesi amerikan i ilaçeve, Pfizer, ka paditur njërin nga punëtorët e vet nën akuzën për vjedhje të dokumenteve konfidenciale, përfshirë ato që lidhen me vaksinën kundër koronavirusit përderisa ajo po përgatitej të punësohej në një kompani rivale.

Në ankesën e dorëzuar të martën në një gjykatë në San Diego, kompania pretendon se njëra nga drejtoreshat e statistikave, Chun Xiao Li, e ka shkelur marrëveshjen e kompanisë për konfidencialitet, pasi ka ngarkuar mbi 12.000 dosje “nga lap-topi i saj i lëshuar nga Pfizer-i në një llogari personale në Google Drive dhe në pajisje të tjera personale”, shkruan Independent.

Dokumentet që pretendohet se janë keqpërdorur u përkasin temave të ndryshme, përfshirë studimet për vaksinën për Covid-19 dhe rekomandimet e analizat për atë se pse bashkëpunimi mes kompanive “Pfizer” e “BioNTech” ishte i suksesshëm në krahasim me bashkëpunimet tjera.

Kompania “Pfizer” tha se zonja Li po e lë punën pas 15 viteve shërbim për të punuar për kompaninë rivale, “Xencor”, e cila është e përqendruar në trajtimet për kancer dhe sëmundjet autoimune.

Gjykata të martën ia bllokoi përkohësisht qasjen zonjës Li në përdorimin e sekreteve tregtare të kompanisë “Pfizer”, pas paraqitjes së ankesës nga kjo e fundit.

Punëtorja e akuzuar nuk ka bërë ndonjë koment. Çështjen nuk e ka komentuar as kompania ku ajo pritet të punësohet së shpejti. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për datën 9 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco