FOTO/ Mahnitje në Aeroportin e Malpensas: Një avion plot me Ferrari niset drejt Arabisë Saudite

FOTO/ Mahnitje në Aeroportin e Malpensas: Një avion plot me Ferrari niset drejt Arabisë Saudite

10:05, 24/11/2021
A+ Aa A-

Një sasi e tillë supermakinash e mahniti edhe personelin e brendshëm të aeroportit milanez të Malpensas.

Paralajmërim për një ngarkesë të rëndë! E si rrjedhim, të gjithë punonjësit e specializuar që iu desh të ngarkonin aeroplanin e ngarkesave me më shumë se dhjetë makina Ferrari, përfshirë modele të garave rrugore, mbetën pa fjalë.

Një avion plot me Ferrari  niset nga Malpensa për në Arabinë Saudite

Një numër i tillë i makinave sportive i la punonjësit e brendshëm  të mahnitur. Ndodhi të premten, më 19 nëntor 2021, kur një avion çarter i Saudia Cargo u ngrit nga aeroporti Malpensa i Milanos me një ngarkesë të veçantë: më shumë se dhjetë Ferrari , duke përfshirë modele garash rrugore dhe të paktën një, njëvendëshe, identike me ato që ju shihni në pistat e Formula 1.

Imazhet e supermakinave gati për t'u ngarkuar në bordin e një modeli ngarkesash Boeing 777 të "Saudia Cargo" u shpërndarë në Facebook nga faqja " Vola Malpensa - Milano MXP " dhe habia e stjuardëve nuk kaloi pa u vënë re, sidomos për sasinë e madhe.

Postimet

Siç shihet nga komentet në postim, disa persona raportuan se Ferrari në fjalë do të kishte të bënte me supermakinat që ishin të pranishme në Mugello këto ditë për garat e klientëve privatë. Makinat sportive janë transportuar në Jeddah të Arabisë Saudite, ku raundi tjetër i kampionatit është planifikuar për në dhjetor.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco