Pema e Krishtlindjes mbërrin në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Pema e Krishtlindjes mbërrin në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

09:46, 24/11/2021
A+ Aa A-

28 metra, pema e Krishtlindjes, që mbërriti të martën në Sheshin e Shën Pjetrit, do të qëndrojë pranë Betlehemit deri më 9 janar 2022. Është pema e dyzetë e Krishtlindjeve në këtë shesh, në një traditë që filloi në vitin 1982 me Gjon Palin II. Vjen nga Trentino

Vatikani njoftoi se "pak re, por edhe ndonjë rreze dielli, shoqëruan sot lartimin e pemës së Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit. Një traditë që vijon prej katër dekadash, filluar në dhjetor 1982 nga Papa shenjt Gjon Pali II. Ai i këtij viti është bredhi i dyzetë që besimtarët mund të admirojnë, pranë betlehemit, në sheshin më të famshëm të krishterimit.

Prejardhja

Bredhi madhështor (Picea abies) prej rreth 28 metrash mbërriti nga Andalo i Trentinos, në zonën e Dolomiti Paganella. Delegacioni i Trentino-s do të kujdeset edhe për dekorimet përkatëse me sfera prej druri. Si zakonisht, Guvernatorati i Vatikanit, përmes Drejtorisë së Infrastrukturave dhe Shërbimeve, do të kujdeset për ndriçimin me një sistem LED me konsum të ulët energjie.

Pyjet

“Ntant che pòlsest va a tagliar su legna” (ndërsa pushon, prit pak dru): kjo është thënia e Andalos, që përfaqëson mirë zellin dhe mënyrën e jetesës së banorëve të këtij vendi në Trentino. I zhytur në pyje, në pllajën e gjelbër ndërmjet Dolomiteve Brenta dhe Paganella, Andalo i përket Parkut Natyror Adamello Brenta. Është i rrethuar nga pyje me pemë halore dhe gjethegjëra. Pikërisht nga këto pyje shekullore u mor bredhi i madh, i cili do të lartohet mbi sheshin e Shën Pjetrit, pranë skenës së Lindjes së Krishtit, deri në fund të periudhës së Krishtlindjes, që përkon me festën e Pagëzimit të Zotit, të dielën 9 janar 2022.

Zanafilla

Pema e Krishtlindjes duket se e ka zanafillën e saj të krishterë në vendet nordike. Thuhet se lidhet me festën e Adamit dhe Evës, që kremtohej në Gjermani më 24 dhjetor. Bredhi konsiderohej si pema e Parajsës, nga degët e së cilës vareshin frutat simbolike. Më vonë, iu vendos një yll në majë. Bredhi i Krishtlindjes u vendos për herë të parë në sheshin e Shën Pjetrit në vitin 1982 – ndërsa ishte Papë, Gjon Pali II - dhe që atëherë është kthyer në traditë të përvitshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco