Misteri që rrethon vetëvrasjen e Jeffrey Epstein: Një mori gabimesh dhe lëshimesh në burg

Misteri që rrethon vetëvrasjen e Jeffrey Epstein: Një mori gabimesh dhe lëshimesh në burg

08:39, 24/11/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 2000 faqe në arkivat e Byrosë Federale të Hetimit të Nju Jorkut janë zbuluar pas një padie të ngritur nga New York Times.

Me anë të këtyre zbulime do të hidhet dritë mbi ditët dhe orët e fundit të jetës së Jeffrey Epstein .

Në këto 2000 faqe janë të detajuara gabimet dhe lëshimet që lejuan të ndodhte fataliteti.

Ne dimë shumë për jetën dhe gjendjen e Jeffrey Epstein.

 Personazhi publik i manjatit inteligjent dhe misterioz u shkatërrua kur dolën në dritë detaje të jetës së tij të fortifikuar, shijeve të panjohura dhe zakoneve të paimagjinueshme. 

Vajzat e mitura, mikesha të famshme, vilat në mbarë botën, “bashkëvuajtësit” dhe luksi provokues kompozuan një skenë shumë të neveritshme dhe njëkohësisht intriguese, me këtë demon, protagonist dhe autor absolut. 

Megjithatë, pak dihet për vdekjen e tij.

Qëndrimi në burg dhe vetëvrasja e tij nën hundën e zyrtarëve të burgut pak a shumë ka mbetur në errësirë. 

Gjithsesi, edhe pas përfundimit të tij tragjik, të gjithë mbetën të fokusuar në atë që ai bëri sa ishte ende gjallë. 

Udhëtimi nga një profesor i varfër dhe i dështuar te një Mbret i Wall Street-it dhe prej andej në trurin e një rrjeti global të "skllevërve të seksit" ishte në vetvete një burim i pashtershëm zbulimi.

Dihej se ditët para vetëvrasjes ai ishte i burgosur në burgun federal të Nju Jorkut në Mahnatan. 

Autoritetet nuk e pranuan kërkesën e tij për t'u liruar me kusht prej 100 milionë dollarësh. 

Gjithashtu, ai u përball me akuza të rënda për trafik seksual dhe shfrytëzim të të miturve.

Nëse do të shpallej fajtor nga drejtësia, ai do të dënohej me 45 vite burg. 

Ai u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë së tij në verën e vitit 2019.

Çarçafi me të cilin ishte varur po i shtrëngonte qafën e mavijosur kur ekipet e shpëtimit u përpoqën t'i jepnin ndihmën e parë.

 Një orë më vonë u konfirmua vdekja e tij.

Ai i kishte mohuar me kokëfortësi psikologëve të burgjeve se ishte i pushtuar nga ndonjë prirje vetëvrasëse, duke u shprehur se problemet ligjore herët a vonë do të zgjidheshin, duke bërë të mundur që ai të kthehej “në jetën e tij të mrekullueshme”. 

Ai kishte arritur të mashtronte personelin e burgut, madje edhe të burgosur të trajnuar që kishin mbikqyrjen e tij 24 orëshe.

Pas arrestimit, ai u vendos në një qeli të rregullt të një krahu të mbushur me njerëz. 

Zyrtarët e burgjeve, megjithatë, vunë re përkeqësimin e gjendjes së tij psikologjike.

 Një shënim i brendshëm e përshkruan atë si "i humbur, i hutuar, tmerrësisht i mërzitur".

Kaluan disa ditë kur ai u identifikua si një “person i rëndësishëm” u transferua në një krah tjetër.

 Vetëm atëherë ai pati akses tek një psikolog. 

Oficerët e trajnuar kontrollonin qelinë e tij çdo 15 minuta.

 “Ai pi ujë nga lavamani”, shkruan njëri në shënimet e tij. "Ai është ulur në buzë të shtratit të tij, duke mbajtur kokën në duar", vëren një tjetër. 

Disa të burgosur kujtojnë diskutimet që kishin pasur me të.

'Ai u shfaq miqësor, duke folur për personazhe të njohur që njihte, por edhe histori të panjohura nga e kaluara e tij, kur ishte ende i ri afrikan'. 'Ai i kërkoi një të burgosuri më të ri që t'i përshkruante "çfarë çmendurie kanë parë sytë e tij në burg" janë disa nga kujtimet e të burgosurëve për Epstein

Raporti i psikologut që e ekzaminoi tregon një burrë të sjellshëm, mjaft llafazan, bashkëpunues, i lezetshëm, me humor të fortë dhe copa optimizmi.

“Edhe vetëm të jetosh është kënaqësi”, i tha ai mjekut të burgut.

 Mes shakës dhe serioziteti, ai komentoi se "ai është hebre dhe kështu që vetëvrasja është e përjashtuar". 

Ai thuhet se e kaloi pjesën më të madhe të ditës i mbyllur në një sallë gjyqi me avokatët e tij.

 Ai po përpiqej të shmangte qëndrimin në qelinë e tij të lagësht, të pistë dhe mbytëse.

Në bisedat me psikologë dhe të burgosur të tjerë, ai foli për pasionin e tij për fizikën dhe matematikën dhe ofroi këshilla të vlefshme për investime. 

Ai kujtoi shoqërinë e tij me personazhe të famshëm, si Bill Clinton, por edhe aktorë të tjerë të klasit të parë të Hollivudit.

 Ai ankohej shpesh për sternën në qelinë e tij, rrobat portokalli të burgut , vështirësinë në gjumë, dehidratimin dhe mpirjen e vazhdueshme në dorën e djathtë, kërkoi të lihej vetëm në qeli por që fillimisht kërkesa e tij u refuzua për arsye sigurie. 

Natën që kreu vetëvrasje, ai gënjeu punonjësit e burgut, duke i bindur që ta linin të qetë që të telefononte nënën e tij, e cila kishte vdekur kohë më parë. 

Më pas doli se ai po fliste me partneren e tij të atëhershme, një dentiste 30-vjeçar. 

Biseda nuk u regjistrua. 

Kjo ishte një nga gabimet e shumta që Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm i SHBA-së e përshkroi si "parregullsi serioze" në burg, dhe më vonë zgjodhi përshkrimin "një stuhi e përsosur e keqe". 

Ai u kthye në qelinë e tij dhe në orët e para të ditës së nesërme ai u gjet i vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco