Një tufë me derra të egër në autostradë në Gjermani ka shkaktuar disa aksidente

Një tufë me derra të egër në autostradë në Gjermani ka shkaktuar disa aksidente

11:26, 23/11/2021
A+ Aa A-

Një tufë derrash të egër u fut të hënën në autostradën A9 pranë qytetit Hof në Bavari, duke shkaktuar panik dhe duke shkaktuar disa aksidente, tha policia.

Shoferi që hasi me to fillimisht u përplas me një nga derrat.

Një kafshë prej njëqind kilogramësh ngordhi.

Më pas një shofer tjetër u përplas me trupin e kafshës dhe i dëmtoi rëndë automjetin e tij.

Pjesa tjetër e tufës u tremb, u hodh nga gardhi dhe vrapoi në anën e kundërt të autostradës ku një shofer tjetër u përplas me një derr.

Dëmi total llogaritet në 30 mijë euro. Asnjë nga personat nuk është lënduar në një sërë aksidentesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco