Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

 Një vello misteri mbulon vdekjen e papritur të gruas së oligarkut rus i cili ndodhet në burg

Një vello misteri mbulon vdekjen e papritur të gruas së oligarkut rus i cili ndodhet në burg

13:46, 22/11/2021
A+ Aa A-

Një vello misteri mbulon vdekjen e papritur të gruas së oligarkut rus Igor Izmestiev i dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e vrasjeve.

 Irina Izmestieva, 52 vjeç, u gjet e vdekur të premten e kaluar në rezidencën e saj në perëndim të Londrës sipas Daily Mail.

 Prej disa ditësh, sipas njerëzve të afërt, ajo nuk ndihej mirë. 

Ajo vuante nga një kollë e vazhdueshme, por po merrte antibiotikë dhe nuk ishte infektuar me Covid.

Ndonëse policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë në vdekjen e saj, megjithatë njerëzit e afërt të saj kërkuan hetim nga shërbimet sekrete britanike MI5 .

Fakti që Irina po luftonte një betejë ligjore kundër qeverisë ruse për të liruar burrin e saj dhe pasi kishte dështuar në të gjitha përpjekjet e saj në Rusi, iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e vendos Kremlinin në një pozitë të vështirë, sipas një burim në Daily Mail ..

Gruaja ruse e oligarkut u vendos në Britani në vitin 2007 dhe në një kohë të shkurtër u bë e njohur për shoqërinë e lartë të vendit.

 Në vitin 2012 ajo mori pjesë në një event ku mori pjesë edhe Princi Harry, ndërsa kishte postuar në Instagram një foto me aktorin simpatik Jeremy Irons.

Image

Përveç prezantueses televizive, ajo drejtonte një kompani prodhimi televiziv dhe ishte nënë e dy fëmijëve.

Bashkëshorti i saj, oligarku 55-vjeçar Igor Izmestiev, një ish-senator i Moskës dhe manjati i naftës, konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë për njeriun e fuqishëm të Rusisë, Vladimir Putin .

Për 11 vitet e fundit ai është mbajtur në qelinë e një prej burgjeve më të këqija të Rusisë , kolonisë penale të Mjellmave të Bardha pranë qytetit të Solikamsk, ku janë të mbyllur vrasësit serial. 

Ai u dënua për vrasje dhe evazion fiskal, megjithëse mbështetësit e tij besojnë se ato janë krijuar nga njerëzit e Putinit.

Igor Izmestiev, nga viti 2001 deri në vitin 2006, ishte senator për rajonin e Bashkortostanit.

Ai u arrestua në vitin 2007 në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit, ku shërbimi sekret rus FSB e futi në kurth me pretekstin e një udhëtimi pune.

 Pasi e arrestoi, e çoi në Rusi.

Emri i tij u lidh gjithashtu me dy sulme terroriste, 14 atentate midis viteve 1992-2004 dhe pesë tentativa të tjera për vrasje.

 Ai u dënua në vitin 2010 me burgim të përjetshëm.

 Igor Izmestiev Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco