Parashikimi apokaliptik i OBSH: Deri në mars mund të vdesin mbi 500 mijë njerëz në Europë!

Parashikimi apokaliptik i OBSH: Deri në mars mund të vdesin mbi 500 mijë njerëz në Europë!

10:23, 22/11/2021
A+ Aa A-

Austria ishte i pari vend në Europë, që si reagim ndaj një vale të paprecedentë te infeksioneve nga COVID, nisi aplikimin e një mbyllje totale.

Alarmi për situatës në të gjithë “kontinentin e vjetër” është ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është shprehur e teje e shqetësuar në lidhje me shifrat apoliptike të  javëve të fundit.

Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, iu bëri thirrje vendeve europiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në muajin mars nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.
Prej javësh, shumë vende të Europës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë, që nga nisja e pandemisë.

Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco