U ngjit në kullë për të parë Romën nga lart, studenti 21-vjeçar bie dhe humb jetën

U ngjit në kullë për të parë Romën nga lart, studenti 21-vjeçar bie dhe humb jetën

09:01, 22/11/2021
A+ Aa A-

Një student francez, 21 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulla Santa Bibiana në Romë, nga një lartësi prej 20 metrash.

Mësohet se studenti 21-vjeçar së bashku me dy shokë u ngjitën në kullë për të parë pamjen e Romës nga lart, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë.

Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit. Hetuesit kanë marrë në pyetje  2 shokët e viktimës për të rindërtuar ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ishte aksidentale. Nuk përjashtohet mundësia që djemtë të kishin konsumuar alkool.

I riu ndodhej në Romë  për arsye studimi, sipas TgCom.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco