Terror/ Makina godet paradën festive, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

Terror/ Makina godet paradën festive, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

07:27, 22/11/2021
A+ Aa A-

Të paktën 5 njerëz vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën pasi një makinë  u përplas me shpejtësi të madhe në një  paradë Krishtlindjesh në Waukesha , një qytet me mbi 60,000 banorë, rreth 30 kilometra nga Milwaukee, Wisconsin . 

Një person i dyshuar si drejtuesi i fuoristradës është ndaluar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale gjatë një parade që nis sezonin e festave dhe që është një nga ngjarjet më të mëdha në qytetin, i cili këtë vit feston 125 vjetorin e tij. 

Sipas disa dëshmitarëve, fuoristrada që goditi marshimin u përshpejtua menjëherë pas bandës së shkollës. 

Më pas pati skena paniku, me njerëz që bërtisnin dhe iknin.

Imazhet e para që u shfaqën në rrjetet sociale tregonin një fuoristradë të kuqe (një Ford Escape, sipas disave) duke mbërritur me shpejtësi të madhe nga fundi i paradës. 

Në pamjet e tjera shihet i njëjti mjet duke ikur pasi ka thyer disa barriera. 

Më shumë se 40 persona u plagosën, shumica e të cilëve janë fëmijë. 

Policia njoftoi në një konferencë të shkurtër se kishte sekuestruar mjetin që goditi marshimin.

 Personi i dyshuar për drejtimin e mjetit ndodhet aktualisht në paraburgim dhe është 39-vjeçari Darrell Edward Brooks Jr , një shtetas afrikano-amerikan tashmë përgjegjës për një listë të gjatë krimesh.

 Brooks u lirua nga burgu dy ditë më parë pasi pagoi një garanci prej 1000 dollarësh. 

Në të kaluarën ai akuzohej ndër të tjera për rezistencë ndaj arrestimit, rrahje, tentativë për mbytje dhe mbytje, shkatërrim të
pronës, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, ngacmim seksual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco