VIDEO/ Panik në aeroportin e Atlantës, një pasagjeri i gjendet armë, arrin të arratiset

VIDEO/ Panik në aeroportin e Atlantës, një pasagjeri i gjendet armë, arrin të arratiset

09:22, 21/11/2021
A+ Aa A-

Arma e një pasagjeri shkaktoi panik në të gjithë aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta të shtunën.

Raportohet se rreth orës 13:30 në zonën e kontrollit të sigurisë të aeroportit, sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Atlantës, oficerët zbuluan se në një çantë kishte një armë zjarri,

Por sapo kjo u zbulua, pasagjeri u hodh sipër çantës së tij për ta marrë sërish. Në këtë moment arma e zjarrit u shkreh aksidentalisht, por pa plagosur njeri.

Zyrtarët e aeroportit Hartsfield-Jackson e quajtën incidentin një “të shtënë aksidentale”.
Më pas pasagjeri vrapoi me armën e zjarrit nga dalja e aeroportit duke mundur të zhduket nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët e identifikuan të dyshuarin si Kenny Wells 42-vjeçar dhe thanë se ata po e ndjekin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco