Hulumtimi i ri amerikan tregon se ku filloi koronavirusi

Hulumtimi i ri amerikan tregon se ku filloi koronavirusi

09:10, 19/11/2021
A+ Aa A-

Rasti i parë Covid është një grua e quajtur Wei Guixian, e cila punonte në tregun e peshkut në Wuhan dhe jo një kontabilist që jetonte milje larg siç përcaktohej nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

'Simptomat e koronavirusit në fakt filluan më 16 dhjetor dhe jo më 8 dhjetor siç u raportua në fillim', është shprehur Michael Worobey, kreu i Departamentit të Biologjisë Zhvillimore në Universitetin e Arizonës.

Konfuzioni është shkaktuar nga një problem dentar me të cilin ishte përballur 41-vjeçari.

Madje, pacientët e parë me simptoma u lidhën edhe me tregun dhe konkretisht me pjesën perëndimore ku mbaheshin në kafaze qentë e natës.

Sipas Worobey, ky fakt si dhe analiza e të gjitha rasteve të para të Covid-19 në Wuhan mbështesin qartë teorinë se koronavirusi i ri erdhi nga kafshët.

I pyetur nga New York Times , Peter Dazak, një anëtar i ekipit të ekspertëve të OBSH-së që shkoi në Wuhan në janar 2021 për të hetuar origjinën e pandemisë, pranoi se "data e 8 dhjetorit ishte e gabuar".

Dy vjet pas shpërthimit të pandemisë, origjina e virusit SARS-CoV-2 mbetet një mister, në mungesë të provave të qarta dhe një burim tensioni të madh midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Një raport i përbashkët Kinë-OBSH i publikuar në fillim të këtij viti thoshte se skenari më i mundshëm ishte që virusi ishte transmetuar tek njerëzit përmes kafshëve.

Worobey i përkiste një grupi prej 15 shkencëtarësh të cilët shqyrtuan seriozisht mundësinë e rrjedhjes së virusit nga një laborator në Wuhan

Sot ai shkruan se kërkimi i tij " siguron prova të forta se pandemia erdhi nga një kafshë e gjallë" e gjetur në tregun e Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco