Konflikti/ Ja sa ushtarë Armenë janë vrarë në luftimet e fundit me Azerbajxhanin

Konflikti/ Ja sa ushtarë Armenë janë vrarë në luftimet e fundit me Azerbajxhanin

08:27, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha të premten se gjashtë ushtarë të saj janë vrarë në përleshjen e armatosur me forcat azere të martën, raportoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në mëngjesin e së mërkurës se shtatë ushtarë të saj janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në luftimet e reja në kufirin e përbashkët, që shpërthyen të martën.

Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan të martën për armëpushim në kufirin e përbashkët ,tha Ministria e Mbrojtjes e Armenisë, pasi Rusia u bëri thirrje për zmbrapsje nga përleshja pas pasojave më të përgjakshme që nga lufta e vitit të kaluar.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se përleshjet në kufirin Armeni – Azerbajxhan kanë pushuar pas arritjes së armëpushimit me ndërmjetësimin e Moskës. Armenia e konfirmoi këtë raportim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni është i shqetësuar nga raportimet për luftime. Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konstruktive për t’i zgjidhur të gjitha çështjet, përfshirë demarkacionin e kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco