Holandë: Shënohet rekord infektimesh, më shumë se 110,500 raste në një javë

Holandë: Shënohet rekord infektimesh, më shumë se 110,500 raste në një javë

19:06, 16/11/2021
A+ Aa A-

Në Holandë javën e kaluar janë regjistruar 110.558 raste të infektimit me koronavirus, që është numri më i madh i të infektuarve në një javë që nga fillimi i pandemisë, njoftoi Instituti Shtetëror për Shëndetin dhe Mjedisin, i cili funksionon pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Shtohet se edhe kjo paraqet një rritje prej 44 për qind krahasuar me numrin e të infektuarve nga një javë më parë.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 20 252 raste me Covid-19.

Numri i pacientëve të trajtuar për Covid-19 në spitalet në vend në 24 orët e fundit ka shkuar në 2071.

Në terapi intensive janë 385 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 35 persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Një deklaratë e qeverisë së përkohshme tha se një paketë e re e mbështetjes financiare prej rreth 1.3 miliardë euro do t'u ofrohet kompanive në një situatë të vështirë për shkak të masave të reja të futura për të luftuar koronavirusin, të cilat hynë në fuqi më 13 nëntor.

Pasi numri i rasteve të kovod-19 filloi të rritet, qeveria e përkohshme rifuti rregullin për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës sociale më 2 nëntor dhe shtrirja e aplikimit për certifikatën e Kovid-19 u zgjerua.

Përveç kësaj, më 12 nëntor u njoftua se vendi po shkonte sërish në mbyllje të pjesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco