Nga studentë të Harvardit në biznesmenë/ Kush janë fituesit e zgjedhjeve në Bullgari, e krijuan partinë vetëm 2 muaj më parë

Nga studentë të Harvardit në biznesmenë/ Kush janë fituesit e zgjedhjeve në Bullgari, e krijuan partinë vetëm 2 muaj më parë

10:07, 16/11/2021
A+ Aa A-

Një parti e re kundër korrupsionit që drejtohet nga dy ish-biznesmenë të shkolluar në Harvard, Kiril Petkov dhe Assen Vassilev rezulton fituese me 25.97% të votave zgjedhjeve në Bullgari.

Nëse partitë politike dështojnë në krijimin e qeverisë së re atëherë Bullgaria do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare që do të mbante peng çështjen e negociatave me Shkupin e Tiranën.

“Ne vazhdojmë ndryshimin” partia e qendrës së djathtë e krijuar vetëm pak muaj më parë rezulton me 25.97% të votave. E dyta rezulton partia e ish kryeministrit Bosrisov GERB-SDS. me 21,42 për qind, DPS – 13, 79 për qind, Partia  “Ka një popull të tillë” e ish prezantuesit televiziv Slavi Trifonov rezulton me 10,08 për qind, Partia socialiste bullgare me 9,99 për qind, Bullgaria Demokratike me 6,11 për qind dhe “Vazrazhdane” – me 5,19 për qind. Sipas të dhënave livizja Ngrihu Bullgari merr 2.34 për qind.

Dy parti socialistët dhe Bullgaria Demokratike pritet që të bashkëpunojë me fituesit për të krijuar qeverinë e re. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, një parti, mbështetësit e së cilës përfshijnë një pakicë të konsiderueshme turke, fitoi rreth 10 përqind të votave. Gjysmë duzinë formacione më të vogla liberale dhe të ekstremit të djathtë qëndruan nën pragun parlamentar prej 4 përqind, ndërsa partia nacionaliste Rilindja mund të kapërcejë pragun për një ose dy vende deputetësh në parlament.

Pjesëmarrja e votuesve në votimin e së dielës vlerësohet në rreth 40% – një nivel i ulët historik mes zhgënjimit dhe apatisë publike ne kushtet e rritjes se infeksioneve me koronavirus që i kanë lënë të mbingarkuara spitalet bullgare.

Presidenti aktual Rumen Radev fitoi 49.2% të votave në zgjedhjet presidenciale dhe pritet të fitojë një mandat të dytë pesë-vjeçar në një balotazh të caktuar për 21 nëntor. Rezultatet përfundimtare zyrtare priten të martën por duke qene se numrat kane dhene serish nje tablo te fragmetarizuar priten disa javë bisedimesh për krijimin e nje koalicioni te ri qeverisës.

Nëse edhe ne kete perpjekje te trete brenda vitit partite politike dështojnë në krijimin e qeverisë së re atëherë Bullgaria do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare që do të ishin të katërtat brenda një viti dhe do të mbahet peng edhe çështja e negociatave me Shkupin e Tiranën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco