Erë si çorape të pista në kabinë.
Kjo është arsyeja që më 7 nëntor, një aeroplan i Swiss International Airlines, i cili nisej nga Londra për në Zyrih , duhej të kthehej pas 30 minuta pas nisjes nga Heathrow.
Këtë e ka bërë të ditur kanali francez Bfm TV , duke shpjeguar se një pasagjer në fluturim ka kërkuar dëmshpërblim, gjë që megjithatë i është refuzuar pasi për kompaninë ka qenë një “rrethanë e jashtëzakonshme” që nuk jep të drejtën e dëmshpërblimit pasi vetëm në rast vonese të konsiderueshme, rregullat evropiane parashikojnë kompensim.
"Aeroplani u detyrua të kthehej në Londër për shkak të erës së çorapeve të pista në kabinë. Ne e konsiderojmë anulimin e fluturimit si një rrethanë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye duhet të refuzojmë kërkesën tuaj", është përgjigja e marrë nga pasagjeri.
Sipas raportimeve nga kanali francez, për shkak të kthimit, pasagjerët u detyruan të qëndronin gjatë natës në një hotel.
© SYRI.net