Kush është autori i sulmit në Liverpool ?

Kush është autori i sulmit në Liverpool ?

07:52, 16/11/2021
A+ Aa A-

Një shofer taksie është vlerësuar si hero në Britaninë e Madhe, pasi mendohet se shpëtoi jetën e shumë njerëzve. 

David Perry arriti të kyçë brenda në makinë atentatorin 32 vjeçar Emad Al Swealmeen, vetëm pak sekonda para se mjeti i tij të shpërthente përpara një spitali.

Mësohet se 32-vjeçari ishte një azilkërkues nga Lindja e Mesme, i cili u konvertua në krishterim në vitin 2017.

Policia thotë se në një adresë që ai kishte marrë me qira janë gjetur “prova të rëndësishme”.

Në një përditësim të hënën në mbrëmje, ndihmës shefi i policisë Russ Jackson, kreu i Policisë kundër Terrorizmit në North West, tha se prona në Rutland Avenue pranë Sefton Park, në juglindje të qytetit, "po bëhej qendra e hetimit".

Kjo ishte adresa ku Al Swealmeen u mor nga taksisti para se të çohej në maternitet.

Katër burra u arrestuan në zonën Kensington të Liverpool-it  dhe ishin të moshës 21, 26 dhe 29 vjeç, të cilët u mbajtën të dielën, dhe një 20-vjeçar që u arrestua të hënën.

Një çift vendas, Elizabeth dhe Malcolm Hitchcott i thanë ITV News se Al Swealmeen jetoi shkurt me ta në shtëpinë e tyre pas konvertimit të tij në të krishter.

Zoti Hitchcott tha se Al Swealmeen u konvertua zyrtarisht nga Islami në një ceremoni në Katedralen Anglikane të Liverpulit.

 Katedralja, e cila ishte skena e shërbimit kryesor të qytetit të Ditës së Përkujtimit të dielën, është një distancë e shkurtër nga martiniteti në Liverpool.

Ai tha se në vitet para sulmit, Al Swealmeen kishte probleme me shëndetein mendor për shkak të sjelljes së tij brutale.

Duke folur për BBC, zonja Hitchcott tha se ishte "shumë e trishtuar" dhe "shumë e tronditur" nga incidenti i së dielës, duke shtuar: "Ne  e donim atë, ai ishte një djalë i dashur".

Një tjetër adresë në rrugën Sutcliffe në qytet, ku oficerët besojnë se Al Swealmeen ka jetuar më parë, është gjithashtu pjesë e hetimit.

Taksisti David Perry u arratis përpara se makina e tij të merrte flakë .

Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar u ngrit nga "substancial" në "i rëndë" të hënën, që do të thotë se një sulm është "shumë i mundshëm", sepse shpërthimi në Liverpool ishte incidenti i dytë në një muaj, pas vdekjes së deputetit konservator Sir David Amess.

Zëvendës Ndihmës Komisioneri Matt Twist, një nga koordinatorët e lartë kombëtarë të Policisë Kundër Terrorizmit, tha se ndryshimi ishte një "masë paraprake dhe jo e bazuar në ndonjë kërcënim specifik".

Hetuesit po tregohen të kujdesshëm në lidhje me nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me motivimin e Emad Al Swealmeen.

Ai besohet se ka ardhur fillimisht nga Lindja e Mesme dhe ka hyrë në sistemin e azilit. 

Vendimi për ta shpallur këtë një incident terrorist duket më pak se bazohet në një kuptim të qartë të ideologjisë së tij dhe më shumë në metodologjinë e tij, me përdorimin e një mjeti shpërthyes të improvizuar.

Megjithatë, hetuesit ende do të shpresojnë të kuptojnë më mirë se çfarë qëndron prapa këtij incidenti.

ImageAl Swealmeen

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco