Franca ndryshoi ngjyrën e flamurit, por deri vonë askush nuk e vuri re

Franca ndryshoi ngjyrën e flamurit, por deri vonë askush nuk e vuri re

20:34, 15/11/2021
A+ Aa A-

Ngjyra e flamurit francez ka ndryshuar dhe deri vonë askush nuk e ka vënë re ende.

 Ndryshimi ndodhi me vendim të presidentit Emmanuel Macron dhe u shpjegua pse u bë.

Përpara Pallatit Elysee, ku ndodhet zyra presidenciale, është shfaqur një flamur në të cilin tashmë ngjyra blu është më e errët.

 Një nuancë e tillë blu ishte në flamur menjëherë pas Revolucionit Civil Francez.

Zyra e presidentit tha se ndryshimi ndodhi në korrik të vitit të kaluar, por askush nuk e ka vënë re atë deri më tani.

 Marina franceze ruajti blunë e errët të shekullit të 18-të. Një nuancë më e lehtë e kësaj ngjyre filloi të përdoret në vitet 70 të shekullit të kaluar.

Radio Europe 1 raportoi sot se Presidenti Macron vendosi për këtë ndryshim me këshillën e bashkëpunëtorëve Arnaud Jolens dhe Bruno Roger-Petit.

Sipas autoriteteve, ngjyra blu e errët është më elegante dhe më e lidhur me revolucionin civil, borgjez. 

Megjithatë, disa kanë teori të ndryshme se pse ngjyra ka ndryshuar. 

Duke qenë se nuanca e re-e vjetër është më e ndryshme nga ngjyra blu në flamurin e Bashkimit Evropian, disa janë të mendimit se ky ndryshim thekson qartë dallimin mes Francës dhe Bashkimit Evropian.

 Por autoritetet sigurojnë se nuk është një “luftë ngjyrash”, shkruan Guardian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco