Francë: Rikthehet detyrimi për maskat tek nxënësit e shkollave fillore

Francë: Rikthehet detyrimi për maskat tek nxënësit e shkollave fillore

17:36, 15/11/2021
A+ Aa A-

Nga sot është e detyrueshme mbajtja e maskës në shkollat ​​fillore në Francë në luftën kundër epidemisë së koronavirusit, njoftoi Ministria e Arsimit.

Deri më tani, nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore mbanin maska ​​në disa departamente në Francë dhe nga sot maska ​​duhet të mbajnë të gjithë nxënësit e asaj moshe në të gjithë vendin.

Shtrëngimi i masave për koronavirusin shënon një hap prapa, pasi autoritetet franceze njoftuan në shtator se maskat nuk janë të detyrueshme në klasat e shkollave fillore që janë më pak të prekura nga koronavirusi.

Megjithatë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, presidenti i Francës, Emanuel Macron, më 9 nëntor u bëri thirrje të vaksinuarve që të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, sepse në të kundërtën mund të humbasin mundësinë për të pasur një kalim për COVID. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco