Se dallimet janë ato që na bëjnë të bukur, e dëshmon kjo kotele e lindur me një palë veshë të dyfishtë.
Midas është një kotele që u shpëtua nga rruga dhe pak kohë pasi u shfaq në Instagram u bë një hit i vërtetë për shkak të pazakontësisë së tij.
Kjo bukuroshe me gëzof 4 muajsh është një kombinim i një mace blu të zakonshme me atë ruse, dhe është unike në çiftin e dyfishtë të veshëve.
Veshët më të vegjël, të cilët e kanë origjinën nga ata të djathtët, janë një deformim që lidhet me një mutacion gjenetik recesiv të prindërve të saj."Përveç të qenit e adhurueshme, veshët e saj të dyfishtë nuk ndikojnë në dëgjimin apo sjelljen e saj.
Ajo është një krijesë e bukur, lozonjare", tha pronari që e adoptoi së fundmi.
Ai thotë se me shembullin e saj dëshiron të inkurajojë të tjerët të adoptojnë kafshë shtëpiake të pazakonta.Përveç veshëve, Midas është e veçantë edhe për njollën e bardhë në formë zemre që ndodhet në stomak.
Profili i koteles në Instagram, ku poston rregullisht foto, merr çdo ditë një numër të madh lëvdatash dhe tashmë ndiqet nga më shumë se 37 mijë njerëz.
© SYRI.net