Një nga personat që humbi jetën nga rrëzimi i një avioni dy ditë më parë në Nju Xhersi është biznesmeni i njohur Glen de Vries.
Vries ishte një nga ata njërëzit që shkoi në një udhëtim hapësinor muajin e kaluar me kompaninë Blu Origin të Jeff Bezos.
Glen de Vries, 49 vjeç dhe një person tjetër 54-vjeçar që ishte me të në avion vdiqën në aksident.
Lajmi i hidhur u bë e ditur nga llogaria e kompanisë që organizoi udhëtimin në hapësirë.
Një zëdhënës i Dassault Systèmes, ku Vries është nënkryetar i shkencave të jetës dhe shërbimeve shëndetësore, tha:
"Do të na mungojë vërtet Glen, por ëndrrat e tij mbeten. Ne do të vazhdojmë të përparojmë në shkencat e jetës dhe shëndetit me aq pasion sa ai.
Vries, ishte bashkëthemeluesi i një prej platformave më të përdorura të kërkimit klinik në botë.
Policia e Shtetit të Nju Xhersit tha se avioni me katër ulëse, i përdorur për stërvitje dhe fluturime rekreative, u rrëzua në një zonë pyjore në Hampton Toënship, rreth 40 milje në veriperëndim të qytetit të Nju Jorkut, të enjten pasdite.
Hobi i tij i veçantë ishte pilotimi.
© SYRI.net