Gruaja e liderit kurd dënohet me burg për një gabim në një certifikatë mjekësore

Gruaja e liderit kurd dënohet me burg për një gabim në një certifikatë mjekësore

09:37, 13/11/2021
A+ Aa A-

Başak Demirtaş, gruaja e liderit kurd të burgosur Selahattin Demirtaş, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për "marrje të një raporti shëndetësor që është në kundërshtim me faktet’’ shkruajnë mediat turke.

‘’Demirtaş mori një raport shëndetësor për ta paraqitur në shkollën ku ajo punonte si mësuese pas operacioneve që i ishte nënshtruar në vitin 2015 dhe data në raport ishte shkruar gabim nga një anëtar i stafit të një qendre shëndetësore në Dijarbakır' shpjeguan avokatët e saj.

Edhe pse ajo u trajtua më 11 dhjetor 2015, data në raportin që i ishte lëshuar dhe që ajo kishte paraqitur në shkollë thoshte se trajtimi i saj ishte më 14 dhjetor 2015.

''Që të zbulohet ky gabim, mjafton të ekzaminohet regjistri i qendrës shëndetësore. Ne do të vazhdojmë luftën tonë ligjore. Ne mbetemi të bindur se vendimi do të prishet nga gjykata rajonale e drejtësisë dhe se drejtësia do të vihet në vend”, thanë avokatët.

Dënimi vjen një javë pasi Demirtaş postoi një video në rrjetet sociale duke dhënë mesazhe shprese për bashkëshortin e saj, ish-bashkëkryetarin e Partisë Demokratike Popullore pro-kurde (HDP), i cili ndodhet pas hekurave që nga 4 nëntori 2016 për akuza të lidhura me terrorizmin.

“Kanë kaluar saktësisht pesë vjet që kur Selahattin dhe miqtë e tij u nxorën jashtë shtëpive të tyre, në mënyrë të paligjshme. Po hyjmë në vitin e gjashtë. … Pavarësisht gjithçkaje, ne kurrë nuk e kemi humbur shpresën gjatë pesë viteve të fundit. As vullneti dhe as besimi ynë nuk u thyen. Ne e dimë se drejtësia, liria dhe barazia nuk janë larg”, shkroi ajo në videon e publikuar në Twitter.

Udhëheqësi kurd ka qëndruar në burg për pesë vjet, pavarësisht dy vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në 2018 dhe 2020 që thanë se ai u burgos për arsye "politike" dhe jo "ligjore", duke urdhëruar "lirimin e tij të menjëhershëm". 

Këshilli i Evropës gjithashtu i bëri thirrje Turqisë që të lirojë menjëherë politikanin kurd më 17 shtator 2021.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco