Përdhunim në pallatin presidencial/ Skandali që po trondit Francën

Përdhunim në pallatin presidencial/ Skandali që po trondit Francën

19:41, 12/11/2021
A+ Aa A-

Prokurorët francezë kanë nisur një hetim në lidhje me një përdhunim të ndodhur në ambientet e pallatit presidencial në Paris. Sipas BBC, një ushtare femër thotë se është sulmuar seksualisht pas një pritje me pije në pallatin Elysee në korrik. Presidenti Emmanuel Macron kishte marrë pjesë më herët në këtë pritje

Nga Hugh Schofield, BBC

Mbrëmjen e 1 korrikut, në Elysee u zhvillua një festë me pije për t’i dhënë lamtumirën një zyrtari të lartë- një anëtari të stafit personal ushtarak të presidentit Macron.

Presidenti vetë kishte mbajtur një fjalim të shkurtër përpara se të largohej. Por më pas thuhet se pijet vazhduan.

Pikërisht atëherë një ushtare femër pretendon se është sulmuar seksualisht nga një prej kolegëve.

Ajo ka depozituar një ankesë formale në stacionin policor një ditë më pas, dhe menjëherë më pas ka nisur një hetim penal.

Sulmuesi i akuzuar është vendosur nën statusin e ‘dëshmitarit të asistuar’, që është një hap përpara se të ngrihet akuzë në të vërtetë.

Vitet e fundit, një numër skandalesh seksuale kanë tronditur shoqërinë franceze. Zoti Macron është angazhuar se do e luftojë problemin e dhunës ndaj grave. Ai pritet që të garojë për një mandat të dytë në prill të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco