Shtëpia e Bardhë reagon ndaj Trump: Nuk kemi asnjë ‘ambasador të dërguar’ në kufirin Kosovë-Serbi

Shtëpia e Bardhë reagon ndaj Trump: Nuk kemi asnjë ‘ambasador të dërguar’ në kufirin Kosovë-Serbi

14:58, 12/11/2021
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë reagoi me shpejtësi për të sqaruar gjërat të enjten pasi ish-Presidenti Donald Trump deklaroi se kishte nisur ‘të dërguarin’ e tij në kufirin midis Kosovës e Serbisë.

‘Jashtë imagjinatës së tij tepër aktive, Donald Trump nuk është më president dhe nuk ka ndonjë ‘ambasador të dërguar’ që përfaqëson Shtetet e Bashkuara’, tha për median një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Trump nxori një deklaratë më herët ku thoshte se ‘emisari’ i tij Richard Grenell, një ish-ambasador dhe aleat besnik, kishte vizituar dy vendet të enjten për përforcimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik që u arrit nën kujdesin e administratës së tij më 2020.

Image

Nuk është hera e parë që Trump apo aleatët e tij veprojnë sikur ai të ishte në drejtimin e ndonjë lloj presidence hije. Zhgënjimi dhe mohimi i vazhdueshëm i humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2020 kanë arritur deri në atë pikë sa që thuhet se ai ka vazhduar të bëjë mbledhje ‘kabineti’, ndonëse është e paqartë se kush merr pjesë në to.

Ish-Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows tha në korrik se ai dhe Trump ishin takuar me ‘anëtarë kabineti’, të cilëve nuk ua tha emrat, duke e përshkruar Trumpin si ‘një president që është plotësisht i angazhuar e tepër i fokusuar në punë’.

Grenell ishte ambasador i administratës Trump në Gjermani nga 2018 deri më 2020 para se të bëhej i dërguar special presidencial për bisedimet e paqes midis Serbisë e Kosovës. Ai u emërua drejtor i komanduar i Inteligjencës Kombëtare për rreth katër muaj më 2020.

Gjatë presidencës së tij, Trump kritikoi ashpër Sekretarin e Shtetit të administratës Obama, John Kerry, për zhvillimin e asaj që e quajti ‘diplomaci ndoshta të paligjshme në prapaskenë’ kur u tha se ai ishte takuar më 2018 me zyrtarë të huaj në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco