SHBA paralajmëron aleatët europianë: Rusia do pushtojë Ukrainën

SHBA paralajmëron aleatët europianë: Rusia do pushtojë Ukrainën

13:12, 12/11/2021
A+ Aa A-

Rusia mund të pushtojë Ukrainën!

Ky është paralajmërimi që SHBA u ka dërguar aleatëve europianë, raporton e përditshmja britanike Daily Mail.

Burimet e inteligjencës amerikane kanë lajmëruar kolegët e tyre europianë për një operacion të mundshëm ushtarak të Kremlinit në lindje të Ukrainës.

Rusia mund të aneksojë territore të Ukrainës në mënyrë të ngjashme me aneksimin e gadishullit të Krimesë, thuhet në paralajmërim.

SHBA nuk ka ofruar informacione të mëtejshme mbi një sulm të mundshëm të shpejtë, por paralajmërimi vjen në një kohë kur pamjet satelitore tregojnë se mijëra trupa ruse janë vendosur në kufi. Pamjet tregojnë se në kufi janë vendosur edhe tanket dhe artileria e rëndë.

Ky lajm vjen në kohën kur tensionet janë të larta mes Bjellorusisë dhe Polonisë për çështjen e emigrantëve. Rusia ka dalë në krah të aleatit bjellorus, duke vendosur trupat e saj sa më afër kufirit me NATO-n.

Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se mund të shpërthejnë luftime nëse Bashkimi Europian vazhdon me sanksionet. Ai po ashtu ka paralajmëruar se do ndërpresë furnizimin me gaz për Europën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco