‘Mbreti’ rus i mashtrimeve dënohet me 10 vjet burgim në Nju Jork

‘Mbreti’ rus i mashtrimeve dënohet me 10 vjet burgim në Nju Jork

14:42, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një gjyqtar në Nju Jork e ka dënuar shtetasin rus, Alekasandr Zhukov, me 10 vjet burgim për kryerje të mashtrimeve digjitale.

Ai konsiderohet si një prej personave që ka kryer mashtrimet më të sofistikuara në historinë e internetit.

Gjyqtari, Eric Komitee në Bruklin e ka dënuar Zhukovin për vjedhje të më shumë se shtatë milionë dollarëve nga kompani reklamimi në Shtetet bashkuara në periudhën shtator 2014 dhe dhjetor 2016, përmes një skeme të rreme reklamimi, ka thënë Zyra e Prokurorit në Nju Jork.

Zhukovit, 41-vjeçar, i cili e ka konsideruar veten “mbret të mashtrimeve”, do t’i konfiskohen edhe 3.8 milionë dollarë.

I ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, pasi është arrestuar në Bullgari në nëntor të vitit 2018, Zhukov është dënuar pas procesit gjyqësor të zhvilluar në maj të vitit 2021 për mashtrime dhe spastrim parash.

Ai e ka konsideruar veten të pafajshëm në të gjitha akuzat.

Skema e Zhukovit ka përdorur mijëra kompjuterë të infektuar me viruse në gjithë botën, për të krijuar ide të rreme të qarkullimit të trafikut, në mënyrë që të mashtrojë reklamuesit.

Gjykata po ashtu ka thënë se Zhukov “ka rekrutuar programerë dhe punëtorë tjerë për ta zgjeruar skemën dhe për të ndërtuar infrastrukturën e duhur për të kryer trafik të rremë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco