FOTO/ I lindur shumë para kohe, fëmija fiton çmimin Guinness, peshonte vetëm 420 gr

FOTO/ I lindur shumë para kohe, fëmija fiton çmimin Guinness, peshonte vetëm 420 gr

11:09, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një fëmijë i lindur në javën e 21-të ( pra muajin e pestë) me peshë nën një kilogram është shpallur zyrtarisht si foshnja më i lindur para kohe në botë.

Foshnja, Curtis Means Alabama, SHBA, lindi vitin e kaluar dhe peshonte vetëm 420 gr.

Zyrtarët e çmimeve të Rekordeve Botërorë Guinness konfirmuan se fëmija, i cili tani është 16 muajsh, vendosi një rekord të ri në botë, shkruan BBC.

Një shtatzëni e zgjat është zakonisht 40 javë, ndërsa fëmija lindi gati 19 javë më herët nga sa duhet.

BBC njofton ne gruajalindi binjakë, Curtsi kishte dhe një motër, por ajo ndërroi jetë të nesërmen.

Vogëlushi qendroi në ventilator për 3 muaj të tërë, ndërsa shkoi në shtëpi për herë të parë pas 275 ditësh në spital.

Curtis, i cili ka tre vëllezër e motra më të mëdha ka ende nevojë për oksigjen shtesë dhe një tub ushqimi, por mjekët thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco