Pandemia/ Përkeqësohet situata në Gjermani, mbi 50 mijë raste me COVID

Pandemia/ Përkeqësohet situata në Gjermani, mbi 50 mijë raste me COVID

10:59, 11/11/2021
A+ Aa A-

Numri i të infektuarve me COVID është rritur sërish ndjeshëm  në Gjermani. Në 24 orët e fundit infektimet e kanë kaluar shifrën 50,000 për herë të parë. Autoritetet shëndetësore raportuan në Institutin Robert Koch (RKI) vlerën maksimale prej 50,196 infeksionesh të reja me COVID brenda një dite.

Një ditë më parë kishte 39 676 infeksione dhe saktësisht një javë më parë vlera ishte 33 949 infeksione.  Gjermania është në mesin e një numri vendesh evropiane që përballen me një rritje të re të rasteve dhe ka regjistruar numër rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit. Kjo ka sjellë edhe rritjen e presionit edhe në pavijonet e spitaleve. Disa spitale kanë thënë ditët e fundit se po punojnë në kufijtë e tyre dhe kanë pavijonet e tejmbushura me pacientë COVID-19 sa nuk mund të pranojnë pacientë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco