Rrëfehet emigranti: Bjellorusët s’po na lënë të kthehemi – ‘vetëm shkoni në Poloni’

Rrëfehet emigranti: Bjellorusët s’po na lënë të kthehemi – ‘vetëm shkoni në Poloni’

10:50, 11/11/2021
A+ Aa A-

Emigranti sirian, Youssef Atallah, u frikësua se do të vdiste në një pyll në kufirin polak, pasi mbeti pa ushqim e ujë në të ftohtë, pa mundur të merrte frymë me hundën që iu thye, siç thotë ai, nga sulmi i një ushtari bjellorus.

Bialystok, Poloni, 10 nëntor –Reuters

Tani në vend të sigurt, në një qendër emigrantësh në qytetin lindor polak, Bialystok, Atallah thotë se është njëri nga shumë emigrantët e bllokuar në kufi, pasi u kthyen prapa nga rojat polake e më pas u bllokuan nga forcat bjelloruse, që më parë u kishin ndihmuar për t’u futur në Poloni.

“U thamë se donim të ktheheshim prapa në Minsk (kryeqytet i Bjellorusisë), nuk duam ta vazhdojmë këtë rrugëtim. Na thanë se nuk ka kthim prapa për ju. Veç shkoni në Poloni”, thotë emigrant.

Një emigrant afgan, i cili refuzoi që të prezantohej, i tregoi agjencisë “Reuters” për përvojën e tij të bllokimit mes Bjellorusisë e Polonisë, pa mundur që të kthehet, me mundësinë e vetme që të provojë përsëri për ta kaluar kufirin me ndihmën e shërbimeve bjelloruse të sigurisë.

“Vetë ushtarët bjellorusë, ata na detyrojnë dhe i ndihmojnë emigrantët që ta kalojnë kufirin”, tha ai, duke shtuar se ushtarët i kanë thënë që ky është urdhër nga shteti.

Afgani, që iku nga atdheu pas marrjes së pushtetit nga talibanët në gusht, tregoi se si çdo natë, ushtria bjelloruse shkon dhe merr një grup prej 30-40 emigrantësh nga kampet dhe i shtyn drejt kufirit.

“E shikojnë kufirin dhe nëse nuk është askush aty, u japin darë për këputjen e telave dhe i detyrojnë që ta presin rrethojën me tehe”, thotë ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco