Lulëkuqet e Ditës së Armëpushimit në mbarë Evropën, 103 vjet nga përfundimi i Luftës I Botërore

Lulëkuqet e Ditës së Armëpushimit në mbarë Evropën, 103 vjet nga përfundimi i Luftës I Botërore

10:19, 11/11/2021
A+ Aa A-

Në Belgjikë, 'Last Post" do të tingëllojë nën memorialin Menin Gate në Ypres, së bashku me një paradë tradicionale me lulëkuqe. "Last Post"është përshëndetja tradicionale e fundit për të rënët, e cila luhet për nder të kujtimit të ushtarëve të ish-Perandorisë Britanike dhe aleatëve të saj, të cilët vdiqën në Ypres Salient gjatë Luftës së Parë Botërore, 1914-1918. Emrat e rreth 55,000 ushtarëve, eshtrat e të cilëve nuk u gjetën kurrë, janë gdhendur nën Portën e Meninit.

Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron do të shoqërohet nga Zv.Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, në një ceremoni për nder të një prej heronjve të rezistencës të Francës në Luftën e Dytë Botërore

Hubert Germain, i cili ishte i dekoruari i fundit i mbijetuar i Urdhrit të Çlirimit (Compagnon de la Libération), do të varroset në Mont-Valérien në Paris, vendi kryesor i ekzekutimit të luftëtarëve të rezistencës gjatë asaj lufte.

11 Nëntori shënon datën e vitin 1918 kur luftimet në Luftën e Parë Botërore morën fund, pasi Aleatët dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Lufta e Parë Botërore u quajt "lufta për t'i dhënë fund të gjitha luftërave" pas ndërprerjes së saj dhe kushtoi rreth 8.5 milionë jetë ushtarësh si dhe 13 milionë jetë civilë si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco