Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

VIDEO/ Putini dërgon bombarduesit bërthamorë mbi Bjellorusi

VIDEO/ Putini dërgon bombarduesit bërthamorë mbi Bjellorusi

09:47, 11/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi bombarduesit bërthamorë mbi qiellin e Bjellorusisë në kulmin e tensioneve në kufirin me Poloninë.

Sipas Daily Mail, dy avionët supërsonikë Tu-22M3, mbërritën në hapësirën ajrore bjelloruse në mbështetje të liderit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Ky i fundit po provokon një krizë refugjatësh në kufirin me BE-në si hakmarrje ndaj sanksioneve që ka vendosur Brukseli ndaj tij. Në këtë përplasje me BE-në, Lukashenko ka edhe mbështetjen e liderit rus.

Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar diktatorin bjellorus se po i josh emigrantët, kryesisht ata nga afrika dhe Lindja e Mesme, që të shkojnë në vendin e tij. Më pas emigrantët dërgohen në kufirin me Poloninë, me qëllim emigrimin drejt Gjermanisë dhe Britanisë.

Emigrantët kanë rrëfyer se janë dhunuar nga rojet bjelloruse të sigurisë. Polonia është zotuar se do mbrojë kufirin nga kjo dyndje, por situata duket e tensionuar dhe emigrantët herë pas herë tentojnë të thyejnë gardhin e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco