Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Dhjetë shtete në SHBA-së padisin Shtëpinë e Bardhë kundër detyrimit për vaksinim

Dhjetë shtete në SHBA-së padisin Shtëpinë e Bardhë kundër detyrimit për vaksinim

08:18, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një koalicion prej dhjetë shteteve të ShBA-së, të cilat qeverisen nga Partia Republikane, që është në opozitë në qeverinë qendrore, të mërkurën e paditën qeverinë federale në përpjekje për ta bllokuar kërkesën që punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër Covid-19.

Në padi pretendohet se kërkesa për vaksinim të detyrueshëm i kërcënon vendet e punës së miliona punëtorëve shëndetësorë dhe mund ta përkeqësojë mungesën e fuqisë punëtorë në fushat e kujdesit shëndetësor, sidomos në zonat rurale, ku disa punëtorë shëndetësorë kanë ngurruar që të vaksinohen.

Rregullat e reja të administratës së Bidenit do të kërkojnë nga kontraktorët federalë që të sigurohen se punëtorët e tyre janë të vaksinuar dhe që bizneset me më shumë se 100 punëtorë të kërkojnë nga punëtorët e tyre që të vaksinohen ose të përdorin maska e të testohen çdo javë.

Të gjitha këto rregulla janë caktuar për të hyrë në fuqi nga 4 janari i vitit të ardhshëm, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, para disa ditëve, Shtetet e Bashkuara e miratuan edhe vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 5-vjeçare. Shtëpia e Bardhë ka thënë se për një javë vlerësohet të jenë vaksinuar rreth 900.000 fëmijë të grupmoshës 5 deri 11-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco