VIDEO e ndjerë nga Turqia: Qeni nuk heq dorë nga vizitat e shpeshta në varrin e pronarit

VIDEO e ndjerë nga Turqia: Qeni nuk heq dorë nga vizitat e shpeshta në varrin e pronarit

14:42, 10/11/2021
A+ Aa A-

Historitë e qenve të përkushtuar thellësisht ndaj pronarëve të tyre nuk janë asgjë e pazakontë, por një qen në veri të Turqisë e çoi lidhjen e tij me pronarin e ndjerë në një nivel të ri.

Fero, i cili humbi pronarin e tij Ömer Güven më 29 tetor, ka qenë një vizitor i shpeshtë i varrit të tij që atëherë.

Güven, baba i pesë fëmijëve, kishte gjetur një 'fëmijë të ri' kur adoptoi qenin endacak 11 vjet më parë. 

I moshuari u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare muajin e kaluar për shkaqe natyrore.

Gruaja e tij, Fatma Güven tha se i moshuari dhe qeni gëzonin një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. 

Ajo tha se që nga dita e varrimit të pronarit të tij, Fero ka insistuar që të qëndrojë pranë banesës së fundit të të moshuarit. 

"Ai gjithashtu kujdesej për macet endacake dhe dilte jashtë qytetit në dimër duke i ushqyer", tha ajo të enjten për Anadolu Agency (AA).

"Ndonjëherë ka fqinjë që e shohin Feron të vijë në varreza pa ne," shtoi e shoqja. 

Në janar, një qen tjetër në Trabzon fitoi 'zemrat  e rrjetit', kur priti me ditë jashtë spitalit ku ishte shtruar pronari i tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco