Çekia regjistron numrin më të lartë të raste të reja me COVID-19 që nga marsi

Çekia regjistron numrin më të lartë të raste të reja me COVID-19 që nga marsi

11:11, 10/11/2021
A+ Aa A-

Autoritetet çeke regjistruan 14 mijë e 539 infeksione të reja me COVID-19 të martën, shifra më e lartë ditore që nga mesi i marsit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

 Qeveria në largim e kryeministrit Andrej Babis ka refuzuar vendosjen e një bllokimi ose kufizimesh të ngjashme, pavarësisht se numrat po rriteshin vazhdimisht javët e fundit, duke thënë se vaksinimet ishin mënyra për të zbutur valën e freskët të pandemisë, shkruan Reuters.

Republika Çeke ka 6.14 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht në mesin e popullsisë prej 10.7 milionë banorësh që nga 9 nëntori.

Me 58.7 pëqind të popullsisë totale të vaksinuar, Çekia renditet nën mesataren e Bashkimit Evropian prej 64.6 pëqrind, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco