Skoci, publikohet drafti i parë i marrëveshjes së 200 shteteve për klimën

Skoci, publikohet drafti i parë i marrëveshjes së 200 shteteve për klimën

10:25, 10/11/2021
A+ Aa A-

Drafti i parë i një marrëveshjeje të samitit COP26 u publikua.  Ky dokument me shtatë faqe është versioni i parë i marrëveshjes që do të përshkruajë se si vendet planifikojnë të ulin emetimet dhe të mbajnë ngrohjen globale nën 1.5 gradë Celcius.

I publikuar nga Mbretëria e Bashkuar, dokumenti u kërkon vendeve të forcojnë planet e tyre për klimën deri në fund të vitit të ardhshëm dhe, për herë të parë, bën thirrje për heqjen graduale të subvencioneve të qymyrit dhe karburanteve fosile.

Ky draft nuk është ende fundi i  historisë në Glasgow, por shënon fillimin e fundit të samitit.

Diplomatët nga afro 200 vendet e përfaqësuara në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgoë do të fillojnë të mërkurën të negociojnë për tekstin.

Vendet më të varfra dhe të cenueshme nga klima kanë bërë thirrje që kombet e tjera të kufizojnë ngrohjen në 1.5 gradë Celsius.

Shtytja për rishikime më të rregullta të planeve klimatike shihet si e nevojshme .

Drafti, të cilin OKB e publikoi pak para orës 6 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, u bën thirrje gjithashtu vendeve të "përshpejtojnë heqjen graduale të qymyrit dhe subvencioneve për lëndët djegëse fosile", një kërkesë kjo e aktivistëve të ndryshimeve klimatike.

Ai gjithashtu "i kërkon" vendeve të zhvilluara që të "rrisin urgjentisht" mbështetjen financiare për vendet në zhvillim, duke iu përgjigjur nevojës së tyre për t'u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco