Ndodh në Afrikën e Jugut/ Grabitësit sulmojnë policinë, marrin 541 kg kokainë

Ndodh në Afrikën e Jugut/ Grabitësit sulmojnë policinë, marrin 541 kg kokainë

10:13, 10/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku bandat i kanë grabitur policisë plot 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë.

”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Haëks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KëaZulu-Natal, gjatë fundjavës'- tha zëdhënësi i Haëks, brigadier Nomthandazo Mbambo.

Hajdutët kanë thyer xhamat në rajonin e policisë nga një dritare dhe më pas kanë arritur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej droga e sekuestruar nga policia. Ende nuk është kryer asnjë arrestim por vijon puna për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco