Akuzohet për gjashtë vrasje e dy plagosje, arrestohet nga FBI

Akuzohet për gjashtë vrasje e dy plagosje, arrestohet nga FBI

17:12, 09/11/2021
A+ Aa A-

FBI ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar si vrasës serial, i cili besohet se është përgjegjës për gjashtë vrasje si dhe dy plagosje në Misuri dhe në Kansas.

Perez Reed, 25 vjeç u arrestua pasi kishte dalë nga treni në Misuri.

Hetuesit kanë theksuar se Reed kishte biletë udhëtimi nga Saint Louis në drejtim të Kanzas City të Missouri, dhe se në momentin e arrestimit kishte mbajtur në brez një revole gjysmë-automatike të kalibrit 40.

Viktimat janë vrarë nga mesi i shtatorit e deri në fund të tetorit. Reed jetonte në Saint Louis, nga ku kishte udhëtuar për në Kanzas City, thuhet në raportin e FBI-së. Atje mbyti dy viktima, e mënyra si janë vrarë përshtaten me ato që policët pretendojnë se kanë ndodhur.

Reed akuzohet në Saint Louis për dy vrasje, sulm të shkallës së parë dhe armëmbajtje pa leje.  Reed është një i ri nga Saint Louis. Gruaja e tij në korrik parashtroi kërkesën për shkurorëzimin në Jackson të Missouri.

Ai jeton në Kanzas City. Më 10 nëntor mbush 26 vjet. Në ballë ka një tatuazh karakteristik në formë të gjysmëhënës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco