Burri kërcënonte kalimtarët me thikë në Oslo, vritet nga policia

Burri kërcënonte kalimtarët me thikë në Oslo, vritet nga policia

16:22, 09/11/2021
A+ Aa A-

Një burrë i armatosur me thikë në Oslo të Norvegjisë ka kërcënuar kalimtarët, përpara se të qëllohet për vdekje nga policia.

Agresori ishte zhveshur nga mesi e lart dhe mbante një thikë në dorë.

Fillimisht u raportua se kalimtarë janë plagosur, por më vonë është thënë se vetëm një polic ishte lënduar.

Nga policia kanë thënë se nuk ka informacione se ngjarja të ketë ndonjë lidhje me terrorizmin.

Kujtojmë se Norvegjia u godit nga një ngjarje e ngjashme pak kohë më parë, kur një person me hark e shigjetë vrau pesë vetë në një qytet të vogël norvegjez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco