Gruaja vdes në spital, familjarët shkatërrojnë urgjencën

Gruaja vdes në spital, familjarët shkatërrojnë urgjencën

12:07, 09/11/2021
A+ Aa A-

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, që të ushtrohet dhunë ndaj mjekëve, apo të shkatërrohen ambientet e spitaleve.

Kështu ka ndodhur edhe në spitalin civil të Palermos, ku është dërguar një grua në gjendje të rëndë. Ajo kishte pësuar një infarkt.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja 70-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës.

Kur u është dhënë lajmi, familjarët e gruas kanë goditur dhe shkatërruar gjithçka që u ka dalë para.

‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west, - kanë treguar mjekë dhe infermierë. Kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh’.

Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike. /Yahoo.it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco