Amerikani në kërkim për sulmin ndaj Kapitolit, kërkon azil në Bjellorusi

Amerikani në kërkim për sulmin ndaj Kapitolit, kërkon azil në Bjellorusi

10:54, 09/11/2021
A+ Aa A-

Bjellorusia tha se se ka marrë një kërkesë për azil nga një person i shpallur në kërkim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje në sulmin ndaj Kapitolit të SHBA.

Evan Neumann u shfaq në mediat shtetërore bjelloruse të dielën, pasi kaloi ilegalisht kufirin dhe kërkoi azil.

48-vjeçari është në listën e të kërkuarve të FBI-së në Shtetet e Bashkuara për rebelimin vdekjeprurës në ndërtesën e Kapitolit në janar.

Mijëra mbështetës të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, sulmuan ndërtesën për të parandaluar zyrtarët e zgjedhur që të çertifikonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Neumann po përballet me disa akuza për rolin e tij të dyshuar, duke përfshirë sulmin ndaj një oficeri policie dhe rrëmuja.

Ai besohet të ketë ardhur në Evropë në mars, më pas ka qëndruar disa muaj në Ukrainë dhe në fund, në muajin gusht, shkoi në Bjellorusi.

Në një intervistë me “Belarus 1” në Brest, pranë kufirit me Poloninë, amerikani Neumann tha se e kaloi ilegalisht kufirin sepse po "persekutohej" nga shërbimet ukrainase të sigurisë.

Një raport i FBI për Neumann, i disponueshëm në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, thotë se ai ishte përfshirë më parë në "Revolucionin Portokalli" që solli pro-perëndimorët në pushtet në Ukrainë në 2004 dhe 2005.

Bjellorusia nuk ka traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara dhe tensionet janë përshkallëzuar pas rizgjedhjes së diskutueshme të Presidentit Alexander Lukashenko në gusht 2020.

SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos pas goditjes së ashpër të tij ndaj kundërshtarëve dhe "uljes së detyruar dhe të paligjshme" të një avioni të Ryanair për të arrestuar një gazetar disident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco