FOTO/ Boris Johnson fotografohet pa maskë në spital

FOTO/ Boris Johnson fotografohet pa maskë në spital

10:24, 09/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u pa pa maskë gjatë vizitës së tij në spital, pavarësisht frikës se Covid do të përhapej në Parlament, ku 114 persona u infektuan muajin e kaluar, qofshin ata deputetë apo staf që punonin në spital. 

Kryeministri është parë duke shëtitur nëpër korridorin e spitalit në Hexham në Northumbria dhe duke u fotografuar me stafin mjekësor, i cili kishte maska  raporton “Guardian”.

Johnson gjithashtu përshëndeti njerëzit me bërryl.

Downing Street tha se Johnson ndoqi udhëzimet e departamentit lokal të Shëndetit Kombëtar Britanik (NHS).

Një burim i paidentifikuar tha se Johnson u pa pa maskë menjëherë pasi mbajti fjalimin jashtë zonës klinike, por  pak më vonë ai vendosi një maskë.

Masat Antikovid gradualisht filluan të kthehen në dhomën e parlamentit dhe gjithnjë e më shumë konservatorë filluan të mbanin maska, megjithëse disa në vijën e parë mbetën pa maskë gjatë debatit të sotëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco