Një rus me IQ shumë të lartë mendon se është alien, tregon dhe për jetën në planetin e kuq

Një rus me IQ shumë të lartë mendon se është alien, tregon dhe për jetën në planetin e kuq

09:42, 09/11/2021
A+ Aa A-

Boriska Kipriyanovich është një 24 vjeçar nga Rusia i cili që në fëmijëri ka tërhequr interesin e komunitetit shkencor.

Arsyeja janë shenjat e shkëlqyera të intiligjencës që ka nisur të tregojë që në kopsht.

Sipas nënës së tij Boriska ishte një gjeni i porsalindur, pasi ai mund të mbante kokën vet.

Sërisht sipas nënës së tij ai arriti fë fliste që në muajt e parë të jetës së tij dhe lexonte dhe të pikturonte kur ishte vetëm 18 muajsh.

Në kopsht edukatoreve ju bënte përshtypje fakti se ai mund të fliste si një i rritur dhe kishte një kujtesë shumë të fortë.

Që në atë moshë ai filloi të fliste për hapësirën, për kulturat e huaja dhe planetin Mars pavarësisht që prindërit e tij nuk i kishin folur kurrë për të tilla gjëra.

Ai beson se në planetin e kuq ka ende jetë, megjithëse në të kaluarën kishte shumë më tepër.

Sipas tij një fatkeqësi e madhe bërthamore ka zhdukur pothuajse çdo gjurmë të jetës dhe qytetërimit në Mars.

Fatkeqësia bërthamore ishte rezultat i një lufte totale midis dy formave mbizotëruese të jetës në Mars dhe pak mbijetuan.

 Sipas Boriska, shumë marsianë janë të pavdekshëm dhe ndalojnë plakjen në moshën 35 vjeçare.

Ata janë shumë të gjatë kanë teknologji të avancuara dhe mund të bëjnë udhëtime të largëta hapësinore.

Djali thotë: “Mbaj mend kur kam qenë 14 ose 15 vjeç. Marsianët luftonin gjithë kohës me njëri-tjetrin, edhe unë kam marrë pjesë në sulme ajrore me një shokun tim”.

“Ne mund të lundronim në kohë e në hapësirë me anije të rrumbullakëta, ndërsa vinim për të mbikqyrur jetën në tokë me anije trekëndëshe. Anijet hapësinore marsiane janë të komplikuara.”

Boriska thotë se ai dhe speciet e tjera marsiane merrnin frymë me dioksid karboni dhe kur vizitonin tokën merrnin depozita te tilla me vete.

Madje ai shton se “sekreti për të gjithë jetën njerëzore mund të zbulohet nga brenda Sfinksit të Madh në Egipt”, pasi ka fluturuar aty gjatë jetës së tij të mëparshme.

“Jeta njerëzore do të ndryshojë kur të hapet Sfinksi, ka një mekanizëm hapjeje diku afër veshit, nuk më kujtohet mirë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco