Ngjarja në Teksas/ Akuza të rënda për motrat Jenner, kaluan pranë trupave të pajetë në koncert

Ngjarja në Teksas/ Akuza të rënda për motrat Jenner, kaluan pranë trupave të pajetë në koncert

09:03, 09/11/2021
A+ Aa A-

Reperi Travis Scott doli në skenë të premten e kaluar në Festivalin e Muzikës Astroworld të mbajtur në NRG Park në Houston, Teksas, SHBA. 

Në koncertin, ku njerëzit u dyndën, shpërtheu një rrëmujë pasi qytetarët u shtynë me njëri-tjetrin. 

Por së fundmi disa persona që folën për tabloidin anglez  'The Sun' për ngjarjen e cila është në të gjitha mediat botërore në rend të ditës kanë pohur se në koncert ishte dhe e dashura e Travis Scott, Kylie Jenner së bashku me motrën e saj shtatzënë Kendall Jenner.

Dëshmitarët janë shprehur se të dy motrat kanë kaluar së bashku me truprojat e tyre pranë trupave të. pajetë.

Po sipas dëshmitarëve motrat u fshehën duke mbajtur maska dhe kapuç për të shmangur kontaktet me njerëzit.

Duke folur për koncertin ku vdiqën njerëz, Kylie Jenner tha se ata nuk e dinin që njerëzit po vdisnin derisa u larguan nga koncerti.

Në rrëmujën që shpërtheu në koncertin e Trevis Scoot vdiqën 11 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Shefi i policisë së Houston, Troy Finner tha gjithashtu se qindra policë ishin në detyrë në festival dhe ata ndërhynë shpejt. 

Gjithashtu Finner shtoi se është hapur një hetim për incidentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco