Kafentë që shesin kanabis bëhen problem në Amsterdam, planifikohet të mos lejohen turistët

Kafentë që shesin kanabis bëhen problem në Amsterdam, planifikohet të mos lejohen turistët

09:13, 09/11/2021
A+ Aa A-

Teksa industria e turizmit në qytetin më të madh të Holandës, në Amsterdam, lufton për të kapërcyer efektet e pandemisë, kafenetë duket se po përballen me një pengesë të re, këtë herë nga autoritetet lokale.

Kryebashkiakja e Amsterdamit, Flemke Halsema, ka paraqitur një propozim për të vendosur ndalimin e hyrjes së turistëve që vizitojnë kafenetë e kanabisit, që nga fillimi i vitit në një përpjekje për të ndryshuar profilin turistik të qytetit.

Halsema, një ekologe, propozoi që vetëm banorët holandezë të lejohen të vizitojnë 166 kafene që shesin kanabis, në mënyrë që turistët të mund të fokusohen në pika të tjera turistike dhe të udhëtojnë në Amsterdam për arsyet e duhura.

Këto ditë çështja u rikthye në debat pasi kryebashkiakja përsëriti propozimin e saj. Halsema beson se një përqindje e madhe e turistëve vijnë në qytet thjesht për të përdorur kanabis dhe droga të tjera dhe sjellja e tyre është bërë një problem i padurueshëm për vendasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco