Ndodh mrekullia, shpëtohet burri i ngujuar dy ditë 300 metra nën tokë

Ndodh mrekullia, shpëtohet burri i ngujuar dy ditë 300 metra nën tokë

08:33, 09/11/2021
A+ Aa A-

Një burrë i lënduar është shpëtua nga një shpellë në jug të Uellsit, pasi mbeti i ngujuar për më shumë se dy ditë së paku 300 metra nën sipërfaqen e tokës.

Burri u nxor nga shpella “Ogot Ffynnon Ddu” rreth orës 7 e 45 të hënën në mbrëmje pas një operacioni të vështirë që zgjati 54 orë.

Pasi u nxor në sipërfaqe, anëtarët e ekipit të shpëtimit e duartrokitën dhe e përgëzuan burrin, para se ai të transportohej me një veturë të posaçme “Land Rover” deri te një ambulancë, shkruan The Guardian.

Personi, për të cilin thuhet se është eksplorues me përvojë i shpellave, u ngujua të shtunën rreth orës 13 pas një rrëzimi. Raportohet se lëndimet e tij nuk ia rrezikojnë jetën, por besohet se në to përfshihen një këmbë e thyer, nofulla e thyer dhe lëndimet në shpinë.

Zyrtari i shërbimeve emergjente, Gary Evans, para gazetarëve tha: “Jemi absolutisht të kënaqur. Jemi të kënaqur, sepse ishte një shpëtim i vështirë dhe jemi të kënaqur, sepse personi ia ka dalë vërtet mirë duke e marrë parasysh atë që ka ndodhur.”

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë rreth 250 vullnetarë për shpëtim nga shpella. Rrjeti i shpellave ku u ngujua ky person është njëri prej më të gjatëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco