Bitcoin: Kriptovaluta arrin një rekord të ri

Bitcoin: Kriptovaluta arrin një rekord të ri

08:20, 09/11/2021
A+ Aa A-

Tregu i kriptomonedhave është në nivele rekord, pasi Bitcoin kapërceu të gjitha pikat e mëparshme, duke arritur në 68,000 dollarë mëngjesin e sotëm.

Çmimi i Bitcoin arriti mbi 68,000 dollarë në një kohë kur tregjet kanë qenë në rritje që nga fillimi i tetorit.

 Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi tavani i përgjithshëm i tregut të kriptomonedhave tejkaloi 3 trilion dollarë për herë të parë, me Bitcoin që përbën 43.6% të totalit.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe e bazuar në kapitalizimin e tregut, po thyen gjithashtu nivele të reja.

 Sipas CoinGecko, aktualisht tregton për më shumë se 4,800 dollarë për ETH, që përbën më shumë se gjysmën e kapitalizimit total të Bitcoin.

BNB ka një nga performancat më të forta që nga fillimi i javës, me fitime 7-ditore prej 20% dhe një çmim mbi 640 dollarë.

 Cardano u rrit me 3%, Ripple 8%, Dogecoin 9% dhe Chainlink me 4.5%.

Image

Që nga tetori, Bitcoin dhe Ether janë rritur me pothuajse 31% secili pasi investitorët grumbullohen drejt aseteve dixhitale, të cilat shihen si mbrojtje ndaj inflacionit.

Kujtojmë që El Salvadori e ka bërë Bitcoin-in mjet ligjor, ndërkohë që të njëjtin interes kanë shprehur edhe ekonomitë e tjera të vogla, të cilat varen në një masë të madhe nga këmbimi i huaj që vjen nga jashtë.

Image

Sigurisht, kriptovalutat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre.

 Herën e fundit që Bitcoin arriti këto nivele, më pas ra disa mijëra dollarë dhe ka pësuar korrigjime të shumta që e kanë ulur atë përgjysmë ose më shumë. 

Monedhat e tjera janë edhe më të paqëndrueshme - memecoins luhaten shumë herë pas here - dhe mashtrimet dhe hakimet ndodhin me frekuencë relative.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco