Polonia bllokon qindra emigrantë në kufirin me Bjellorusinë

Polonia bllokon qindra emigrantë në kufirin me Bjellorusinë

07:28, 09/11/2021
A+ Aa A-

Polonia thotë se ka zmbrapsur përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në vend nga kufiri i saj lindor me Bjellorusinë, duke paralajmëruar se mijëra të tjerë ishin rrugës.

Pamjet tregonin qindra njerëz pranë një gardhi kufitar me tela me gjemba, të cilat disa u përpoqën ta kalonin me forcë.

Qeveria polake thirri një takim krize të hënën dhe vendosi 12,000 trupa në rajon.

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit, duke e përshkruar atë si aktivitet armiqësor.

Polonia, Lituania dhe Letonia thonë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Bashkimi Evropian ka akuzuar presidentin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko se Ii ka hapur rrugën këtij fluksi, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve.

Polonia, e cila është kritikuar për shtyrjen e emigrantëve dhe refugjatëve në kufirin e saj, i është përgjigjur numrit të madh të njerëzve që mbërrijnë atje duke ndërtuar një gardh me tela.

Roja Kufitare Polake tha gjithashtu se po mbyllte pikën e saj kufitare me Bjellorusinë në Kuznica që nga mëngjesi i së martës.

Kushtet për emigrantët në kufi janë armiqësore deri në vdekje, dhe frika është rritur për sigurinë e tyre në dimrin me temperature nën zero të rajonit.

Ndërsa ata janë dëbuar nga Polonia dhe Bjellorusia refuzon t'i lejojë ata të kthehen, njerëzit po e gjejnë veten të bllokuar dhe po ngrijnë në pyjet e Polonisë. Disa kanë vdekur nga hipotermia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco