‘Kalimi me forcë i kufirit’/ Prag konflikti të armatosur mes Polonisë dhe Bjellorusisë

‘Kalimi me forcë i kufirit’/ Prag konflikti të armatosur mes Polonisë dhe Bjellorusisë

16:40, 08/11/2021
A+ Aa A-

Mijëra refugjatë nga Afganistani, Siria e të tjera vende të destabilizuara, rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt të armatosur kufitar mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Të bllokuar prej disa muajsh në krahun bjellorus të zonës kufitare, ata kanë nisur ditët e fundit, përpjekjet për të kaluar me forcë drejt Polonisë.

Polonia e ka rrethuar kufirin me një barrierë me tela me gjemba dhe po ndërton edhe një mur kufitar. Autoritetet polake u bëjnë vazhdimisht thirrje me altoparlantë të mos e shkelin kufirin, pasi në të kundërt do të arrestohen.

Polonia dhe Bashkimi Europian akuzojnë Minskun se po i ka ftuar refugjatët në kufirin mes dy vendeve, për t’i bërë presion Brukselit se do të shkaktojë kaos, nëse vazhdon me sanksionet e vendosura që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që u fituan sërish Lukashenko, por që vendet perëndimore i konsideruan të manipuluara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco