Rusia mbyll javën e pushimit kombëtar për Covid, shpreson në ndërprerjen e infektimit

Rusia mbyll javën e pushimit kombëtar për Covid, shpreson në ndërprerjen e infektimit

11:42, 08/11/2021
A+ Aa A-

Rusia i ka dhënë fund javës së pushimeve të gjata kombëtare të paguara, nga e cila shpresonte se do të thyente zinxhirin e transmetimit të Covid dhe do të çonte në ulje të numrit të rasteve.

Do të duhen disa javë për të parë ndonjë ndikim në shifra – sot Rusia raportoi 39,400 raste të reja me Covid, përfshirë 4,982 në Moskë. Kishte 1,190 vdekje të tjera zyrtare.

Megjithatë, jo të gjitha kufizimet kanë përfunduar, siç raporton Moscoë Times këtë mëngjes:

“Shumica e rajoneve ruse kanë lënë në fuqi kërkesën për pasaportë dixhitale Covid për të hyrë në zona dhe aktivitete publike. Moska kërkon kode QR të skanueshme për vizita në çdo aktivitet argëtuese dhe sportive ku ka më shumë se 500 persona.

Ndërkohë, Shën Petersburgu ka vendosur kërkesa strikte për kodin QR për të hyrë në çdo vend, duke përfshirë qendrat tregtare dhe hotelet.

Disa rajone të tjera i kanë zgjatur pushimet e tyre me pagesë si Smolensk, Kursk, Chelyabinsk, Novgorod, Tomsk dhe Bryansk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco